LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri pas afrimit të Wan-Bissakas dhe transferimeve tjera të mundshme

Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri pas afrimit të Wan-Bissakas dhe transferimeve tjera të mundshme

Vera e tranzicionit të Manchester Unitedit të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer është në aktivitet të plotë.

Djajtë e Kuq tashmë kanë transferuar lojtarin e Uellsit, Daniel James nga Swansea për 15 milionë funte dhe mbrojtësin e Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka në një marrëveshje prej 50 milionë funtesh.

Solskjaer ka qenë i vendosur për të përforcuar krahun e djathtë këtë verë duke e shënuar atë si një dobësi serioze në skuadrën e tij.

Wan-Bissaka bëhet lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të Unitedit
Lexo po ashtu Wan-Bissaka bëhet lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të Unitedit

Pra, me dy pozicione të mbushura përpara sezonit të ri, Solskjaer ende ka punë për të bërë për të ndërtuar një skuadër të aftë për të sfiduar për një vend në katërshe.

Wan-Bissaka dhe Solskajer (Foto: Man Utd/Twitter)

David De Gea duket se ka gjasa të qëndrojë te Unitedi pasi Real Madridi tashmë ka në portë Thibaut Courtois.

Një tjetër emër i ri që mund të shfaqet në mbrojtjen me katër është Harry Maguire i Leicester Cityt, pasi Djajtë e Kuq janë admirues afatgjatë të anglezit.

Leicesteri është i vendosur të mbajnë yllin e tyre, por me Matthijs De Ligt të përgatitur për Juventusin, Unitedi është i gatshëm të rikthej interesin e tyre.

Pavarësisht hezitimit të Paul Pogba për të qëndruar në United, klubi nuk do të fitojë para dhe ai mund të bashkohet në mesfushë me talentin e Hoffenheimit, Ilay Elmkies.

Ilay Elmkies

Sipas mediumit SunSport, Unitedi është në garë me rivalët e Manchester Cityt për nënshkrimin e 19-vjeçarit pasi beson shumë në cilësitë e tij.

Sulmi i Unitedit do të ketë një pamje ndryshe në sezonin e ardhshëm me Pierre-Emerick Aubameyang që thuhet se është gati për një transferim shokues.

Aubameyang thuhet se i ka thënë "po" transferimit befasues te Unitedi
Lexo po ashtu Aubameyang thuhet se i ka thënë "po" transferimit befasues te Unitedi

Ylli i Arsenalit thuhet se i ka dhënë dritën e gjelbër Unitedit për të bërë lëvizjen e tyre si zëvendësim për Romelu Lukakun që pritet të kalojë te Interi.

Marcus Rashford gjithashtu do të bashkohet me Jesse Lingard dhe James pas sulmuesit për të siguruar energji shtesë në vijën e sulmit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori