LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm, Kosova – Malta: Mbrojtja nuk ndryshon, kthehet Valon Berisha

Formacioni i mundshëm, Kosova – Malta: Mbrojtja nuk ndryshon, kthehet Valon Berisha

Kosova do të përballet sonte me Maltën në ndeshjen e tretë të grupit 3 në Ligën D.

Pas një fitoreje dhe një barazimi, djelmoshat e Bernard Challandes, kërkojnë të vazhdojnë me ritmin e njëjtë.


Trajneri zviceran për këtë takim ka vendosur që të mos bëjë shumë ndryshime.

Në portë do të jetë kapiteni Samir Ujkani.

Mbrojtja vjen me katër. Në të djathtë Mërgim Vojvoda që ka treguar formë konstante te Kosova.

Në qendër dyshja Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti, ndërsa në të majtë lojtari në formë të shkëlqyer Benjamin Kololli.

Para mbrojtjes Challandes do të luajë me Hekuran Kryeziun dhe Herolind Shalën.

Tre mesfushorët sulmues për këtë përballje janë: Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha.

Zeneli dhe Rashica kanë fituar balotazhin me Lirim Kastratin, Donis Avdijan dhe Bernard Berishën.

Sulmi do t’i besohet Vedat Muriqiti.

Varësisht nga rezultati pritet të bëhen edhe ndërrimet, pasi Kosova në këtë përballje kërkon fitoren. /Telegrafi/