LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Interit të Inzaghit – Correa në sulm dhe tri ndryshime tjera

Formacioni i mundshëm i Interit të Inzaghit – Correa në sulm dhe tri ndryshime tjera

Sulmuesi i Lazios, Joaquin Correa është afër konfirmimit si lojtar i ri i Interi dhe argjentinasi pritet të luajë titullar në skemat e trajnerit Simone Inzaghi.

Reklama

Interi ka bërë disa ndryshime për sezonin 2021/22, pasi nuk mungojnë largimet, por edhe transferimet e reja.

Trajneri Antonio Conte dhe lojtarët Achraf Hakimi e Romelu Lukaku janë larguar, ndërsa në vend të tyre kanë ardhur Simone Inzaghi, Denzel Dumfries dhe Edin Dzeko.

Interi ka afruar edhe si lojtar të lirë mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu, ndërsa afër transferimit është edhe Correa nga Lazio.

Joaquin Correa nga Lazio te Inter pothuajse e kryer, mbeten vetëm detajet e marrëveshjes
Lexo po ashtu Joaquin Correa nga Lazio te Inter pothuajse e kryer, mbeten vetëm detajet e marrëveshjes

Megjithatë, formacioni i Interit për sezonin 2021/22 nën urdhrat e Inzaghit nuk pritet të pësojë shumë ndryshime.

Renditja do të jetë e njëjtë me 3-5-2, ndërsa tre lojtarë do të ndryshohen për dallim nga sezoni i fundit.

Calhanoglu pritet të marrë vendin në mesfushë, Dumfries si anësor i djathtë, ndërsa Correa si partner i Lautaro Martinezit në sulm.

Debutim ëndrrash për Calhanoglut te Interi, asiston dhe shënon brenda 14 minutave në Serie A
Lexo po ashtu Debutim ëndrrash për Calhanoglut te Interi, asiston dhe shënon brenda 14 minutave në Serie A

Porta dhe mbrojtja do të jenë të pandryshuara me Samir Handanovic, Milan Skriniar, Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastoni.

Në mesfushë do jenë të përhershmit Marcelo Brozovic dhe Nicolo Barella, teksa Ivan Perisic pritet të luajë si titullar në krahun e majtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cila skuadër i ka tifozët më të zhurmshëm në Ligën e Kampionëve - publikohet lista

Cila skuadër i ka tifozët më të zhurmshëm në Ligën e Kampionëve - publikohet lista

Liga e Kampionëve
Si mund të dështojë transferimi i Jude Bellingham te Real Madridi

Si mund të dështojë transferimi i Jude Bellingham te Real Madridi

La Liga
Mendes zbulon për herë të parë se përse i ka ndarë rrugët me Cristiano Ronaldon

Mendes zbulon për herë të parë se përse i ka ndarë rrugët me Cristiano Ronaldon

Ndërkombëtare
Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Bundesliga
Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

La Liga
Shuma astronomike: Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Shuma astronomike: Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Ligat tjera
Kalo në kategori