Ka përfunduar ‘Euro 2020’ me Italinë kampione që në finalen e Wembleyt e mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.
Tashmë është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i këtij turneu, ku padyshim se nuk mund të mungojë golashënuesi më i mirë Cristiano Ronaldo.
Në portë ndodhet lojtari më i mirë i ‘Euro 2020’, gjegjësisht portieri i Azzurrëve, Gianluigi Donarumma.
Mesfushori shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka, pati një edicion të jashtëzakonshëm dhe nuk mund të mungonte në formacionin më të mirë të këtij Kampionati Evropian.
(Foto: talkSPORT)
/Telegrafi/