Formacioni i kombinuar i derbit United-Liverpool, dominojnë Reds


Liverpooli do të jetë mysafir i Manchester Unitedit në Old Trafford në kuadër të xhiros së 27-të në Ligën Premier.
Këtë sezon Reds janë në kërkim të titullit, kurse Djajtë e Kuq për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli renditet në vendin e dytë me 65 pikë, aq sa Manchester City në vendin e parë, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë.
Në anën tjetër Man Utd është në pozitën e katër me 50 pikë, aq sa Chelsea dhe Arsenali.
Vlen të theksohet se derbi i parë i këtij sezoni është fituar nga Liverpooli me rezultat 3-1.
Edhe këtë herë, ashtu si para çdo derbi Daily Mail ka përpiluar një formacion duke kombinuar lojtarët e dy skuadrave.
Formacioni dominohet nga djelmoshat e Jurgen Klopp, por normalisht nuk mungojnë edhe befasitë. /Telegrafi/

















































