E diela do të jetë e rezervuar për derbin më të madh në futbollin anglez, atë mes Manchester Unitedin dhe Liverpooolin.

Reds renditen në vendin e dytë në Ligën Premier me 65 pikë, aq sa Manchester City, por me një ndeshje më pak se skuadra e Pep Guardiolas.


Në anën tjetër Djajtë e Kuq janë në vendin e katër me 51 pikëm një më shumë se Aresenali dhe Chelsea.

Asnjëra nga skuadrat nuk kanë ndonjë lojtar të suspenduar për shkak të kartonëve, kur për shkak të lëndimit te mysafirët është e sigurt mungesa e Joe Gomez dhe Alex Oxlade-Chamberlain, ndërsa në dyshim është Dejan Lovren.

Te vendasit nga minuta e parë pritet të luajë Chris Smalling, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Man Utd: De Gea; Shaw, Lindelof, Smalling; Young; Matic; Herrera; Martial; Pogba; Lingerd; Rashford.

man utd possible xi liverpool eco5yjs594ko1ks1gg3map6md Formacioni i mundshëm i Goal.com

Liverpool: Alisson; Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold; Wijnaldum, Henderson, Fabinho; Mane, Firmino, Salah. /Telegrafi/

possible liverpool xi v manchester united 2019 tbzns5jayfsw184fetj83voc8 Formacioni i mundshëm i Goal.com

telegrafi sport app