LAJMI I FUNDIT:

Formacionet startuese: Barca luan për fitore ndaj Betisit

Formacionet startuese: Barca luan për fitore ndaj Betisit

Barcelona është mysafir i Real Betisit në ndeshjen javës së 28-të në kampionatin spanjoll.

Katalunasit janë në krye të tabelës me shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid (që e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave).


Betisi është në pozitë të mirë për të kërkuar një vend që dërgon në Ligën e Evropës, prandaj do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim.

Strategët Quique Setien dhe Ernesto Valverde i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë sfidë.

Formacioni startues i Real Betisit: Pau Lopez; Joaquin, Mandi, Bartra, Sidnei, Tello; William Carvalho, Guardado, Lo Celso, Canales; Jese.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Vidal, Arthur, Rakitic; Suarez, Messi.

/Telegrafi/