LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme: Molde-Arsenal, Mustafi dhe Xhaka mund të luajnë nga fillimi

Formacionet e mundshme: Molde-Arsenal, Mustafi dhe Xhaka mund të luajnë nga fillimi
(Foto: Twitter/Squawka News)

Arsenali është mysafir i Moldes në ndeshjen e xhiros së katër në kuadër të Grupit B në Ligën e Evropës.

Topçinjtë janë në krye të grupit me nëntë pikë, ndërsa ndiqen nga ekipi norvegjez që ka tri pikë më pak.


Mikel Arteta pritet që në formacionin startues të angazhojë dyshen shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.


Formacionet e mundshme

Molde (4-2-3-1): Linde; Wingo, Sinyan, Gregersen, Haugen; Hussain, Aursnes; Ellingsen, Eikrem, Bolly; James.

Arsenal (4-2-3-1): Runarsson; Cedric, Mustafi, Holding, Maitland-Niles; Xhaka, Ceballos; Pepe, Willock, Nelson; Nketiah.


/Telegrafi/