LAJMI I FUNDIT:

Forcat speciale të Ukrainës publikojnë pamjet nga droni, të shkatërrimit të sistemeve raketore ruse në Chernihiv

Forcat speciale të Ukrainës publikojnë pamjet nga droni, të shkatërrimit të sistemeve raketore ruse në Chernihiv

Forcat speciale ukrainase dhe artileria e këtij vendi, kanë bashkuar forcat për të shkatërruar sistemet raketore ruse.

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, tregojnë sesi artileria ukrainase dhe dronët godasin sistemet raketore ruse, transmeton Telegrafi.


Videoja është publikuar nga Komanda për Operacione Speciale në Ukrainë (SSO) dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës, që e realizuan këtë operacion ushtarak gjatë 5 korrikut.

Arma më e fuqishme e ukrainasve në aksion, sistemi raketor HIMARS godet objektivat ushtarake ruse – pamje nga lokacioni i fshehtë
Lexo po ashtu Arma më e fuqishme e ukrainasve në aksion, sistemi raketor HIMARS godet objektivat ushtarake ruse – pamje nga lokacioni i fshehtë

“Falë koordinimit dhe operatorëve, disa sisteme raketore ruse Uragan MLRS janë shkatërruar”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ukrainase.

“Okupatorët kanë sjellë sistemet raketore Uragan MLRS dhe tërë pajisjet tjera të nevojshme për të na pushtuar, por janë penduar keq për këtë. Kemi shkatërruar disa prej tyre”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Sulmet kanë ndodhur në rajonin Chernihiv, ku shihet se sistemet raketore janë të fshehura shumë pranë trenave dhe vagonëve të shumtë.

Deshi ta hedhë në erë sistemin raketor S-300 të ukrainasve, e pëson vet ushtari rus që shtiu me pushkë automatike
Lexo po ashtu Deshi ta hedhë në erë sistemin raketor S-300 të ukrainasve, e pëson vet ushtari rus që shtiu me pushkë automatike

Megjithatë ata nuk i shpëtuan dronëve dhe artilerisë së ukrainasve, që nga fillimi i luftës kërkonin nga perëndimi armë të rënda me precizitet të paparë.

E duket se ato tashmë kanë filluar të ndryshojnë rrjedhën e kësaj lufte – duke i detyruar rusët të tërhiqen nga shumë fronte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori