LAJMI I FUNDIT:

Forcat bjelloruse vendosen përgjatë kufirit me Ukrainën

Forcat bjelloruse vendosen përgjatë kufirit me Ukrainën

Bjellorusia ka njoftuar vendosjen e forcave të operacioneve speciale përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, si dhe njësitë e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe raketave në poligonet e stërvitjes në perëndim të vendit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e fundit të Inteligjencës së Mbrojtjes mbi situatën në Ukrainë, përcjell Telegrafi.


Prania e forcave bjelloruse pranë kufirit ka të ngjarë të “bllokojë” trupat ukrainase, në mënyrë që ato të mos mund të vendosen në mbështetje të operacioneve në Donbas.

Megjithatë, forcat bjelloruse nuk kanë qenë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt deri më sot, pavarësisht se vendi është përdorur si një stacion për përparimin fillestar të Rusisë në Kiev dhe Chernihiv – me Rusinë që ka nisur gjithashtu fluturime ajrore dhe sulme me raketa nga Bjellorusia.

Po sipas ministrisë britanike, presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka të ngjarë të balancojë mbështetjen për pushtimin e Rusisë me një dëshirë për të shmangur pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë ushtarake me rrezikun e sanksioneve perëndimore, hakmarrjen ukrainase dhe pakënaqësinë e mundshme në ushtrinë bjelloruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori