LAJMI I FUNDIT:

Forbes publikon listën e personave të famshëm më të paguar, kryeson Taylor Swift

Forbes publikon listën e personave të famshëm më të paguar, kryeson Taylor Swift
Taylor Swift (Foto: Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, ka lënë pas Kylie Jennerin dhe Kanye Westin për vendin e parë në listën vjetore të Forbes.

Të mërkurën, Forbes publikoi listën vjetore të 100 personave të famshëm më të paguar dhe ylli 29-vjeçar është renditur e para në vitin 2019 me 185 milionë dollarë.


Siç raporton revista, shumica e të ardhurave të Swift vijnë nga turneu i saj masiv i mbajtur në Shtetet e Bashkuara, duke fituar 266.1 milionë dollarë në vend dhe 345 dollarë në përgjithësi,  fituesja e ‘Grammy’ gjithashtu fitoi miliona dollarë nëpërmjet marrëveshjeve me Apple, AT & T dhe Diet Coke.

Taylor Swift (Foto: Splash News)

Dhe kjo nuk është hera e parë që biondja e ka kryesuar listën me më së shumti të hyra. Ajo ishte renditur në vendin e parë edhe në vitin 2016, me 170 milionë dollarë.

Këtë vit, ajo ka fituar 15 milionë dollarë më shumë se ylli i dytë i renditur në listë, Kylie Jenner, e cila përfitoi 170 milionë dollarë.

Lista e plotë e yjeve që renditen në top dhjetëshe të Forbes:

1. Taylor Swift (185 milionë dollarë)

2. Kylie Jenner (170 milionë dollarë)

3. Kanye West (150 milionë dollarë)

4. Lionel Messi (127 milionë dollarë)

5. Ed Sheeran (110 milionë dollarë)

6. Cristiano Ronaldo (109 milionë dollarë)

7.  Neymar (105 milionë dollarë)

8. The Eagles (100 milionë dollarë)

9. Dr. Phil McGraw (95 milionë dollarë)

10. Canelo Alvarez (94 milionë dollarë)

Pritet që Swift të renditet lartë edhe në vitin 2020, pasi këngëtarja do të publikojë albumin e shtatë, “Lover”, më 23 gusht dhe pritet të njoftojë së shpejti për turneun e saj të koncerteve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori