LAJMI I FUNDIT:

Florian Marku e zhvillon meçin e radhës në Ferizaj kundër rusit Sergey Klyuev

Florian Marku e zhvillon meçin e radhës në Ferizaj kundër rusit Sergey Klyuev
Florian Marku (Foto: Instagram/FlorianMarku)

Ylli shqiptar i arteve të përziera marciale, Florian Marku, do ta zhvillojë meçin e radhës në MMA më 14 shtator.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se kundërshtari i tij i ardhshëm, është rusi Sergey Klyuev.


Dueli do të zhvillohet në Ferizaj në sallën “Bill Clinton”, ndërsa kundërshtari i shqiptarit numëron gjashtë fitore nga shtatë meçe të zhvilluara.

“Me datë 14 shtator ndeshem në Ferizaj, Kosovë, kundër rusit Sergey Klyuev, i cili ka 6-1 të gjitha ndeshjet në organizata të mëdha, M-1 Global dhe Fight Nights Global”, ka shkruar Marku në njoftimin e tij.

Lajmet për Florian Markun
Lexo po ashtu Lajmet për Florian Markun

Ai njëherësh ka pasur edhe disa fjalë për kritikët e tij, duke shkruar në Instagram:

“Ky sport është shkallë-shkallë për t’u ngjitur në UFC. Atje ku doni ju të më shihni nuk shkohet nga ndeshja e parë direkt me McGregor keni durim”.

Me dat 14 shtator ndeshem ne KOSOVO.FERIZAJ kundra rusit sergey klyuev i cili ka 6-1 tgitha ndeshjet ne organizata te medhaja @m1global dhe @fightnights Pas shum komente negative po i them ca gjera per ata barbonat qe se kan iden se si fuksionon cdo gje. Per te ardhur ne shqipri ata qe ata i permendin duet leku i madh qe tpaguen ata qe jan ufc.Ky sport esht shkall shkall per tu ngjtur ne UFC atje ku doni ju mem pa nuk shkohet nga ndeshja e par direkt m Mcgregor kini durim un kam dhen jeten per ket sport mbas gith ato problemeve qe kam pas edhe flamurin tim e kam mbrojtur githmon me KRENARI kam 94 ndeshje githsej dhe kam humb 4 her me kickboxerat me te mir kurse per MMA kam 6 ndeshje dhe per mu mundja esht dicka e re.Se shpejti do me shihni kush jam FALEMINDERIT TE GITH ATYRE QE ME PERKRAHIN ME ZEMER 🇦🇱

A post shared by Florian Tnt Marku (@florianmarku) on Aug 10, 2018 at 1:07pm PDT

“Unë kam dhënë jetën për këtë sport, pas gjithë atyre problemeve që kam pasur edhe flamurin tim e kam mbrojtur gjithmonë me krenari.

“Kam 94 ndeshje gjithsej dhe kam humbur katër herë me ‘kickboxerat’ më të mirë, kurse për MMA kam gjashtë ndeshje dhe për mua, mundja është diçka e re”.

“Së shpejti do të më shihni kush jam. Faleminderit të gjitha tyre që më përkrahin me zemër”, ka shkruar më tej Marku. /Telegrafi/