LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez flet për raportet me Cristiano Ronaldon

Florentino Perez flet për raportet me Cristiano Ronaldon
Cristiano Ronaldo dhe Florentino Perez (Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Florentino Perez ka folur pas një kohe rreth largimit të sulmuesit, Cristiano Ronaldos.

Ky i fundit gjatë vitit të kaluar u transferua te skuadra e Juventusit, ku pati një sezon të mirë duke fituar trofeun e Serie A.

Presidenti i Real Madridit ka pohuar se portugezi kishte nevojë për një aventurë të re dhe këtë rast ia ofroi klubi italian.

Cristiano Ronaldo dhe Florentino Perez (Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ai ishte i bindur se sfidat e reja i kishte përpara dhe këtë e shfrytëzoi. Zërat për taksa nuk korrespondojnë me realitetin. Ai donte një ndryshim dhe të përmirësonte kontratën. Këtë ia arriti ta bënte me Juventusin dhe ky ishte një rezultat i mirë për të gjithë”, tha Perez.

Real Madrid nuk po kërkon një zëvendësues të Cristianos, tha presidenti “Është e vështirë, por kemi pasur lojtarë shumë të mirë si Bale, Asensio, Vinicius… Nuk mendoj se ishte problemi i sezonit të kaluar”.

Ndryshe, Ronaldo u raportua se ishte i pakënaqur me të parin e madrilenëve dhe se ai e kishte shfrytëzuar si makinë e parave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori