LAJMI I FUNDIT:

Flet shoqja e Vesës: E kam ndier veten të obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën

Flet shoqja e Vesës: E kam ndier veten të obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën
Foto: Screeshot/YouTube

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, i është rikthyer disa herë historisë tashmë të famshme me Mërgim Berishën.

Ajo ka shpalosur shumë detaje të lidhjes së tyre, prej tradhtisë së shoqes, e deri te aborti që kishte.


Kjo histori është komentuar shumë edhe jashtë, po ashtu edhe na ish-shoqja e Vesës, e cila ka mohuar deklaratat e Vesës e duke thënë që nuk kanë qenë kurrë shoqe të ngushta.

Për këtë çështe ka dalë të flasë një shoqe e Vesës, në një intervistë për Prive.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk jam mësuar të dal para kamerave, por kur e pashë intervistën që është bërë dhe e pashë që po i bëhet e padrejta Vesës, e kam ndier veten si shoqe e obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën.” – ka filluar rrëfimin Artiola, shoqja e Vesës.

Artiola tregon që Vesën e njeh që disa vjet përmes ish-shoqes së tyre, po rrugët i ndanë me të, për shkak të situatës mes Vesës dhe asaj, transmeton Prive.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tregon që Vesën e sheh si motër dhe se kur e ka parë intervistën e Edonës (ish-shoqja e tyre), është shokuar.

“Kur e pashë intervistën më ka lënë pa fjalë, se e di që kanë qenë shpesh në pushime bashkë si në Stamboll, Vesa me ish-shoqen dhe ish-të fejuarin e Vesës. Dhe kjo tregon që Vesa i ka besuar shumë asaj.” – vazhdon më tutje ajo.

Foto: Screenshot

“E vërtetë është, nga fillimi babai i Vesës i ka thënë asaj që shoqja e ngushtë do të ta marrë burrin. Jo vetëm babai, por edhe ish-i fejuari i Vesës i ka thënë të mos rrijë më të, nuk është shoqe e mirë për ty, do të na sjellë probleme, por Vesa nuk ka reaguar, dhe tani jemi ku jemi.” – thotë shoqja e Vesës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori