Flamurtari fiton turneun ‘ Prapashtica – Sopi’

Në turneun për nder të dy ish-futbollistëve dhe dy ish-trajnerëve të Flamurtarit, të ndjerëve, Fehmi Prapashtican dhe Nuredin Sopi, skuadra kuq e zi nga “Xhemajl Ibishi”, me pjesëmarrjen e skuadrës vendase, Flamurtari, Prishtina dhe Gjilani ka nderuar legjendat e dikurshme.
Turneun e hapën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i FFK-s, Fadil Vokrri.
Në takimin e parë ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës, në derbin më të madh lokal të kryeqendrës, triumfoi skuadra nga Liga e parë, ajo vendase kuq e zi, me golin e vetëm të realizuar nga Agon Llugiqi, transmeton Telegrafi.
Në ndeshjen e dytë ku u përballën dy skuadrat e elitës, Gjilani në fillim të lojës befasoi bardh e kaltrit me lojë shumë të mirë angazhuese dhe sulmuese. Zhvillohej vetëm minuta e 4-të dhe pas disa tentimeve nga e djathta dhe afërsia shënoi futbollisti i Prishtinës, i huazuar në Gjilan, Dren Gashi. Gjilanasit patën edhe disa tentime, e pastaj Prishtina ishte ajo që dominoi, krijoi disa raste, por edhe shënoi dy gola. Së pari rezultatin barazoi Labinot Osmani pas gabimit të mbrojtjes gjilanase (28’), kurse Shend Kelmendi, i cili përfitoi nga gjuajtja e dytë nga krahu i tij i djathtë përmbysi rezultatin duke i sjellë skuadrës fitoren 2:1 (37’).
Në ndeshjen e tretë Flamurtari dhe Gjilani luajtën baras pa gola. Gjilanit kishin një penallti por u prit nga Rexhep Berbatovci.
Flamurtari është shpallur fitues i turneut pasi arriti ti marr katër pikë nga dy përballje.
Shpërblime fituan edhe lojtarët Shend Kelmendi, Veton Kabashi dhe Rexhep Berbatovci. /Telegrafi/






















































