LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i Eurovisionit të vitit të kaluar, do të jetë pjesë e finales – ai u shfaq gjatë provave i veshur me një fustan

Fituesi i Eurovisionit të vitit të kaluar, do të jetë pjesë e finales – ai u shfaq gjatë provave i veshur me një fustan

Fituesi i edicionit të kaluar të Festivalit të Këngës në Eurovision, Nemo, do të performojë nesër në programin revue të finales së edicionit të 69-të të këtij konkursi muzikor, i cili mbahet në Bazel.

Edhe pse Nemo më parë i akuzoi organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision se nuk i mbështetën mjaftueshëm muzikantët që kundërshtuan pjesëmarrjen e Izraelit, ai do të shfaqet në skenë nesër.

Ai mbajti një provë sonte i veshur me një fustan të gjatë të bardhë që i ngjan një fustani nusërie. Ai mbante edhe një kapelë. Në një intervistë me BBC-në, ai deklaroi se fitorja ia ktheu jetën përmbys në një mënyrë pozitive.


Foto: Reuters

“Gjëja më e rëndësishme për mua ishte se fitova shumë vetëbesim si artist. Kjo i shton një ndjesi relaksimi procesit krijues, sepse e di që mund t’i besoj vetes kur bëhet fjalë për të shkruar dhe interpretuar këngë”, tha ai.

Ai është personi i parë jo-binar që fiton konkursin e këngës në Eurovision. Ju kujtojmë se vendet nga gjysmëfinalja e dytë e Festivalit të 69-të të Këngës në Eurovision që arritën në finale janë: Lituania, Izraeli, Armenia, Danimarka, Austria, Luksemburgu, Finlanda, Letonia, Malta dhe Greqia.

Foto: Reuters

Siç dihet, 10 vende kaluan në gjysmëfinalen e parë të mbajtur të martën, më 13 maj: Shqipëria, Estonia, Islanda, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Suedia dhe Ukraina.

Foto: Reuters

Finalja e Festivalit të Këngës në Eurovision do të mbahet të shtunën, më 17 maj, duke filluar nga ora 21:00. Në të do të marrin pjesë 26 vende: Zvicra, Big 5, 10 vendet më të mira nga gjysmëfinalja e parë dhe 10 vendet më të mira nga gjysmëfinalja e dytë. /Telegrafi/

Foto: Reuters

Në trend Magazina

Më shumë
Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Magazina
Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Magazina
Aktorja e njohur çau hundën në setin e xhirimeve: Thirrën menjëherë një kirurg plastik

Aktorja e njohur çau hundën në setin e xhirimeve: Thirrën menjëherë një kirurg plastik

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Sarah Jessica Parker: Më linin pa fjalë komentet për pamjen time fizike

Sarah Jessica Parker: Më linin pa fjalë komentet për pamjen time fizike

Magazina
Edhe Rita Ora përfshihet në frymën e këngës “Si ai” - një mbështetje indirekte për suksesin viral të Taynës

Edhe Rita Ora përfshihet në frymën e këngës “Si ai” - një mbështetje indirekte për suksesin viral të Taynës

Magazina
Kalo në kategori