LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e tretë radhazi për Golden Eagle Yllin, triumfon ndaj Bashkimit

Fitorja e tretë radhazi për Golden Eagle Yllin, triumfon ndaj Bashkimit

Golden Eagle Ylli është këndellur dhe ka shënuar fitoren e tretë radhazi. Therandasit kanë mundur Bashkimin me rezultat 76-73 (19:19, 24:18, 16:22, 17:14), në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, ku epërsinë më të lartë e kishin mysafirët, gjashtë pikë, 11:17, por vendasit u kthyen shpejt për të barazuar rezultatin në 19:19, sa përfundoi kjo pjesë. Në periodën e dytë, vendasit kishin epërsi të lehtë, por pa arritur shkëputjen e madhe, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43-37.


Prizrenasit shumë shpejt u rikthyen në periodën e tretë, ku kaluan në epërsi 45:46 dhe deri në fund të kësaj pjese zhvillohet lojë e barabartë, aq sa ishte rezultati pas 30 minutash, 59:59. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë vendimtarë, ku më të vëmendshëm u treguan vendasit, që fituan 76-73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 21 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime dhe Chris Harris me 14 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te Bashkimi më të mirët ishin Prentiss Nixon me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 13 pikë e dhjetë kërcime.

Për Yllin ishte fitorja e tretë radhazi pas katër humbjeve, ndërsa Bashkimi numëron dy fitore e pesë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori