LAJMI I FUNDIT:

Fitoren ndaj Dukagjinit, Llapi ia dedikon Halil Kastratit

Fitoren ndaj Dukagjinit, Llapi ia dedikon Halil Kastratit

Llapi ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Podujeva aktualisht ka gjashtë pikë, duke shfaqur kështu një start tejet të dobët në këtë edicion.


Trajneri Tahir Batatina ka thënë se Llapit të tij dhe Barcelonës nuk po i ecën mbarë në këtë sezon, derisa këtë fitore ia dedikon humanistit Halil Kastrati që ka aktualisht probleme shëndetësore.

Llapi merr tre pikë të mëdha në shtëpi ndaj Dukagjinit
Lexo po ashtu Llapi merr tre pikë të mëdha në shtëpi ndaj Dukagjinit

“Më shumë ka qenë lojë nervash se sa futbolli. Në këtë ndeshje na janë dashur pikët dhe me vjen keq për legjendat llapjane që nuk kanë parë ndeshje të bukur, por megjithatë përgëzojë edhe lojtarët që dhanë maksimumin për të marrë fitore”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kjo fushë nuk na lejon që të bëjmë maksimumin, mirëpo që kjo fitore i largon nga gjendja psikologjike dhe kemi 10 ditë pushim e me pas do të kthehemi furishëm. Fakt që unë këtyre lojtarëve i qëndrojë mbrapa dhe me dy pikë, pasi këtë sezon Llapi dhe Barcelona nuk po i shkon ashtu si duhet”.

“Këtë fitore ia dedikoj humanistit Halil Kastrati, pasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe i deshirojmë shërim sa më të shpejtë”, përfundoi Batatina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori