LAJMI I FUNDIT:

“Fischermanns Orchestra” vjen në Anibar

“Fischermanns Orchestra” vjen në Anibar

“Fischermanns Orchestra” do të performojë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, “Anibar”.

Një orkestër arkaike, gjëmuese me fanfara bronzi të ndezura si zjarri, me tone vokale të tymit të punk-ut e tapiceri arkitekturore, si dhe me tone elektronike dhe grovulime rrethore që lëvizin gjymtyrët.


Kjo trupë aventureske prej pesëmbëdhjetë vitesh është në rrugë duke i dhënë popullit mesazhin e saj muzikor, vazhdimisht në lëvizje.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Animal Anibar shpall juritë e tij
Lexo po ashtu Festivali Ndërkombëtar i Filmit Animal Anibar shpall juritë e tij

Duke luajtur më shumë se 300 koncerte në katër kontinente: festivale ndërkombëtare të xhazit deri në klube të hapura – kthehen përsëri tek rrënjët – në rrugë, në skenë, për njerëzit.

Presioni zanor i seksionit të borisë, shtytja djallëzore e seksionit të ritmit, improvizimet e mbipopulluara shpirtërisht dhe gjestet e duarve që ndryshojnë aranzhimet me shpejtësi rrufeje i bëjnë ata një nga grupet më interesante për t’u parë dhe dëgjuar drejtpërdrejt.

Bashkohuni në kinemanë “Jusuf Gërvalla” më 9 korrik duke filluar nga ora 20:00 për të dëgjuar një grup të veçantë dhe për të pasur një eksperiencë të paharrueshme!