LAJMI I FUNDIT:

Filmi i shumëpritur i Marvel, “Spider-Man: No Way Home” impresionon kritikët e filmit – nga 16 dhjetori nis të shfaqet edhe në Cineplexx

Filmi i shumëpritur i Marvel, “Spider-Man: No Way Home” impresionon kritikët e filmit – nga 16 dhjetori nis të shfaqet edhe në Cineplexx

“Spiderman: No Way Home”, nis shfaqjen e tij këtë javë edhe në Kosovë, dhe nga 16 dhjetori do të mund ta shikoni çdo ditë në Cineplexx. Me vlerësimet e para të filmit, ai po konsiderohet si një nga filmat më spektakolar të vitit.

Spiderman: No Way Home, filmi i fundit me superheronjë nga Marvel për këtë vit, dhe i treti nga trilogjia e filmave që përqendrohet në personazhin e Spiderman, arrin më 16 dhjetor në Cineplexx me eventin Spiderman Day në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ku do të ketë edhe shpërblime.


Filmi ka thyer rekord të shitjeve paraprake të biletave, duke tejkaluar kështu edhe filmat e mëdhenjë si Avengers: Infinity War, Star Wars: The Rise of Skywalker, e të tjerë.

Gazeta e njohur, The Guardian tha se filmi i fundit i Spiderman është vazhdimisht konsistent në cilësinë që ofron, ndërsa gazeta tjetër e madhe, The Wrap, u shpreh se “filmi arrin të mbajë në balancë të jashtëzakonshme aksionin e mahnitshëm përmes kohë-hapësirës dhe emocioneve që aktorët përqojnë dhe storja krijon”.

Gazetarja Perri Reminoff shprehet se filmi është në fillim i ngadaltë deri në shpërthimin e pjesës së dytë që më pas bëhet një nga filmat më argëtues të vitit me të gjitha shpalosjet impresive për botën e “Multiverse”.

Në Rottentomatoes filmi vazhdon ti mbajë kritikat 100% pozitive ku deri më tani mbi 47 kritikë kanë shkruar vlerësimin e tyre për filmin.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx gjatë eventit Spiderman Day më 16 dhjetor do të dhurojë shpërblime të ndryshme në të dy kinematë, ku në kinemanë në Prishtinë, dyqani online E-BAA do t’i dhurojë 5 kupona në vlerë nga 50 EUR ndërsa Marso Merch do t’i dhurojë 10 duksa të ndryshëm, ndërsa në kinemanë në Prizren, brendi i njohur si Aztech, do të dhurojë 3 kupona në vlerë nga 50 EUR.

Filmi Spiderman: No Way Home gjatë këtij eventi në Cineplexx do të shfaqet në 9 orare të ndryshme.

Biletat për filmin mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, apo përmes aplikacionit CINEPLEXX KS. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori