LAJMI I FUNDIT:

Fillon shitja e biletave në tregun e zi për ndeshjen, Kosovë – Çeki

Fillon shitja e biletave në tregun e zi për ndeshjen, Kosovë – Çeki

Për 15 minuta janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Republikës së Çekisë në kualifikimet për Euro 2020.

Për shkak të kërkesës së madhe për të siguruar një biletë, platforma online për shitjen e tyre kohë pas kohë kishte probleme te theksuara.


Sipas një njoftimi të bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës, në ueb-faqen “tiks.app” janë bërë afro dy milionë klikime për të blerë biletë.

Por, tashmë është bërë si traditë nga disa persona që t’i sigurojnë disa bileta dhe më pas t’i shesin në tregun e zi.

Në ueb-faqen e njohur “MerrJep.com”, tashmë kanë filluar të shiten biletat për përballjen e Përfaqësueses tonë ndaj asaj çeke, e që është e jashtëligjshme.

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord, 1.8 milion klikime brenda dy orësh në platoformën online
Lexo po ashtu Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord, 1.8 milion klikime brenda dy orësh në platoformën online

Bileta që kushton pesë euro me çmimin e rregullt nga FFK, në tregun e zi kushton 50 euro.

Në federatën kanë punuar që gjëra të tilla mos të ndodhin për të ardhmen, duke krijuar platformën online, mirëpo ende nuk kanë arriti që ta luftojnë këtë dukuri. /Telegrafi/