Pas stërvitjeve të para, stërvitjet do të vazhdohen vetëm me fëmijët përzgjedhur nga trajnerët, kurse numri i tyre do të ngushtohet gradualisht deri në formimin e një grupi me të cilët do të punohet në vazhdimësi si pjesë e reprezentacionit të Kosovës për grup moshat përkatëse. Kryetari i FBK-së Erolld Belegu në hapje të kampit deklaroi se "puna serioze me gjenerata të reja vazhdon të jetë prioritet i FBK-së dhe sot është një ditë e rëndësishme për basketbollin e Kosovës meqë po shënohet fillimi i punës së strukturuar me reprezentacione të Kosovës që do të vazhdojë me më shumë përkushtim në të ardhmen".

Kampet përzgjedhëse në FBK do të jenë tradicionale tash e tutje.


Kampi përkrahet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe mbështetet nga TEB dhe Sharrcem Kids dhe sponzorët e kampit Vitaminka, Ulker dhe Ujë Rugove. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app