LAJMI I FUNDIT:

FIFA sulmohet nga hakerët, vidhet informacion sekret

FIFA sulmohet nga hakerët, vidhet informacion sekret
ZURICH, SWITZERLAND - FEBRUARY 25: A FIFA logo seen near the headquarter Home of FIFA ahead of tomorrow's Extraordinary FIFA Congress to elect a new FIFA President at Hallenstadion on February 25, 2016 in Zurich, Switzerland. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Qeveria e futbollit botëror ka rënë pre e vjedhjeve të të dhënave elektronike, duke ekspozuar detaje të ndejshme që mund të keqpërdoren nga rrjete kriminale.

FIFA tha se sistemet e saj të IT, kishin rënë pre e hakerëve më herët këtë vit, por vetëm tani është bërë bilanci i ndërhyrjeve në sisteme.

“Ne dënojmë çdo përpjekje për të kompromentuar integritetin dhe konfidencialitetin që opinioni ka në institucionin tonë”.

Selia e FIFA-s. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

“Jemi të shqetësuar nga fakti që një sasi e konsiderueshme informacioni është marrë në mënyrë të paligjshme”, thuhet në një njoftim për shtyp të FIFA-s.

Për momentin nuk janë bërë të ditur dosjet ku ka patur ndërhyrje.

Më herët ishte Departamenti Amerikan i drejtësisë dhe FBI që kishin denoncuar sulme kibernetike nga agjenci ushtarake ruse të zbulimit.

FIFA ishte sulmuar nga të njëjtët autorë edhe në vitin 2016, në një skandal që më pas solli dhe publikimin e të dhënave dhe testeve anti-doping, dhe hetimeve të bëra për futbollistë të veçantë. /Top-Channel/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori