FFK sot shpall laureatët për vitin 2014

Komiteti Ekzekutiv ditë më parë themeloi dy komisione për këtë manifestim. Trajnerët e Raiffeisen Superligës do të votojnë për të shpallur 11-shën më të mirë të Superligës, ndërsa Komisioni ku do të jenë shtabet teknike të ekipeve përfaqësuese do të shpallin futbollistin më të mirë të Kosovës, ku do të përfshihen të gjithë futbollistët shtetas të Kosovës që nënkupton edhe futbollistët që janë anëtarë të ekipeve përfaqësuese.
Njëjtë do të veprohet edhe me zgjedhjen e 11-tës së parë në konkurrencën e femrave.
Komisioni për shpalljen e më të mirëve këtë vit do të jetë në këtë përbërje: Agim Ademi kryetar, Xhelal Broja, Vjollcë Krasniqi, Luan Vokshi e Agim Maloku, anëtarë./KP/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































