Sipas sekretarit të FFK-së, Eroll Salihu, lloçi nuk do të tolerohet dhe ky stinor që është duke u zhvilluar do të jetë i fundit kur do të ketë kësi pamje në televizione.

“Gjyqtari është ai që vendos nëse ka kushte për lojë apo jo. Fushave të tilla u ka ardhur fundi, kur FFK do t’i tolerojë është qershori i këtij viti”, deklaroi Salihu për Klan Kosovën.


I kontaktuar gjyqtari Besfort Kosumi, nuk ka dashur të flasë para kamerave të televizionit në fjalë, por ai kishte thënë se para ndeshjes, fusha ka qenë në gjendje më të mirë.  

telegrafi sport app