FFK-ja do të takohet me zyrën ligjore të UEFA-s

Krerët e FFK-së e njohën ministrin Shala për përpjekjet që FFK-ja po bën në ndërkombëtarizimin e futbollit dhe anëtarësimin në UEFA dhe FIFA dhe në këtë drejtimin ministrin e njohën edhe për agjendën që kanë para vizitës dhe takimin që do të kenë në Nyon me zyrën ligjore në UEFA më 11 gusht për ta shqyrtuar hapat e mëtejmë për të tejkaluar pengesat ligjore për pranim të plotë në UEFA.
Duke qenë se pranimi në institucionet ndërkombëtare kërkon edhe përmirësimin e infrastrukturës në stadiumet tona, drejtuesit e FFK-së e njoftuan ministrin Shala, për gjendje aktuale të infrastuktuës me theks të veçantë për stadiumin e qytetit në Prishtinë, duke i kërkuar ministrin që të angazhohet rreth përmirësimit të gjendjes në këtë stadium aq më tepër kur në shtator priten edhe ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Ministri Kujtim Shala shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij që të ndihmojë FFK-në në hapat e saj të mëtejmë si dhe do të bëjë çmos në përmirësimin e gjendjes në stadiume.



















































