Liridon Fetahaj do të provohet në Finlandë, te skuadra e Kemi Kings që garon në divizionin e dytë të futbollit finlandez.

Lajmin e konfirmoi për gazetën vetë Fetahaj, duke u shprehur optimist se do të mbetet atje.


“Përmes menaxherit Labinot Muqaj, kam arritur t’i siguroj provat te skuadra finlandeze Kemi Kings. Brenda kësaj jave do ta kompletoj dokumentacionin dhe do të udhëtoj drejt Finlandës. Jam shumë optimist që do të mbetem atje”, deklaroi Fetahaj për Tribunën.

Fetahaj ka treguar formë fantastike këtë edicion, ku në 13 ndeshje ka shënuar 12 gola.

Ai u kërkua për një kohë të gjatë edhe nga Prishtina e Besa, por kontrata e tij nuk ia lejoi largimin nga Prizreni.
 

telegrafi sport app