Festim Krasniqi transferohet te Tirana

Festim Krasniqi është sulmuesi i dytë që Prishtina ka humbur brenda pak ditësh.
Pas kalimit të Liridon Latifit në drejtim të Skënderbeut të Korçës, Krasniqi ka marr drejtimin e kryeqendrës shqiptare, duke nënshkruar kontratë me Tiranën. Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti, transmeton Sporti1.
Ai me një mesazh në Facebook ka falënderuar të gjithë te bardhekaltrit për bashkëpunimin e deritashëm.
"I falënderoj gjithë kryesinë e klubit të Prishtinës që gjetëm një gjuhë të përbashkët dhe të kënaqshme. Falenderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe shtabin teknik. Në veqanti prof. Bylbyl Sokolin që më ka ndihmuar të bëhem një lojtarë profesionist me punën e tij të palodhshme", ka shkruar ai.
"Asnjëherë të harrohet tifozeria më e flaktë shqiptare, Plisat. Me një fjalë dua të them që në Prishtinë kam kaluar një gjashtëmujor shumë të mirë. Nga sot unë do të jem lojtar i klubit KF Tirana dhe ajo që është me rëndësi për mua është t’i ndihmoj ekipit në objektivat që ka për këtë vit", ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/






















































