eksperti-banner

Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga festa luksoze e ditëlindjes së 16-të të djalit të madh të futbollistit, Cristiano Ronaldo Jr.

Festa madhështore është organizuar nga Georgina dhe është mbajtur në një vilë luksoze, ku i gjithë ambienti ishte dekoruar me numrin “16”, ndërsa të pranishëm ishin familjarë dhe miq të ngushtë të djalit.


Në pamjet e publikuara në TikTok, Ronaldo Jr shihet duke festuar me shoqërinë e tij, ndërsa në tavolinë janë shërbyer ushqime tradicionale si paella, ëmbëlsira dhe një tortë e veçantë, të cilën ia solli vetë Georgina.

Foto: TikTok

Atmosfera është shoqëruar edhe nga një grup që këndoi për ditëlindje.

Edhe pse Cristiano nuk ishte i pranishëm fizikisht për shkak të angazhimeve me kombëtaren e Portugalisë, festa është ndjekur edhe përmes transmetimeve të ndeshjeve në ekran të madh.

Foto: Instagram

Georgina i ka dedikuar një mesazh emocional Ronaldo Jr, duke e quajtur gjithmonë 'djali i saj i vogël', pavarësisht se tashmë është pothuajse i rritur, dhe i ka uruar shëndet, dashuri dhe sukses në jetë.

Cristiano Ronaldo Jr është djali i madh i yllit portugez, i lindur nga një lidhje e mëparshme e futbollistit.

Foto: TikTok

Ronaldo dhe Georgina kanë gjithashtu fëmijë së bashku dhe jetojnë një jetë mes luksit dhe angazhimeve ndërkombëtare të futbollistit, i cili aktualisht luan në Arabinë Saudite.

Çifti u fejua në vitin 2025 pas një lidhjeje disavjeçare, ndërsa mbeten një nga çiftet më të ndjekur dhe më të komentuar në botën e showbiz-it dhe sportit. /Telegrafi/

Foto: TikTok

Foto: TikTok