LAJMI I FUNDIT:

Fero bën hedhjen me parashutë me të dashurën e tij, Arbenita Ismajlin

Fero bën hedhjen me parashutë me të dashurën e tij, Arbenita Ismajlin

Reperi gjilanas, Fero dhe partnerja e tij, Arbenita Ismajli, janë një nga çiftet më të komentuara në shtypin rozë.

Përveç se përfliten për jetën luksoze dhe momentet e veçanta që ndajnë me publikun, dyshja së fundmi u komentuan edhe për një krizë në marrëdhënien e tyre.


Por, kjo gjë duket të jetë e pavërtetë, pasi çifti janë duke shijuar aktualisht pushimet pranë njëri-tjetrit.

Fero dhe Arbenita Ismajli/Foto: Instagram

Është ish-reperi i labelit “On Records”, ai i cili ka ndarë me fansat disa imazhe nga pushimet e tyre, teksa në njërin nga postimet shfaqen duke u lëshuar me parashutë.

Këto postime e dëshmojnë edhe më shumë lidhjen e fortë të Feros me modelen, e cila jeton dhe vepron në Angli.

Pas largimit nga "On Records", Fero nis punën për projekte të reja
Lexo po ashtu Pas largimit nga "On Records", Fero nis punën për projekte të reja

Ndryshe, i njëjti ditë më parë bëri të ditur se është larguar nga grupi “On Records”, me të cilin punoi prej më shumë se dy vitesh. /Telegrafi/

Fero dhe Arbenita Ismajli/Foto: Instagram