Kryetari i FAK-ut, Fadil Gërguri, ka thënë se dokumentacioni për pranim ndërkombëtar është thuajse i gatshëm. Sipas tij, gjasat janë reale që kjo federatë të bëhet pjesë e asociacioneve evropiane e botërore të aeronautikës. Përmes një njoftimi, FAK-u ka bërë të ditur se tashmë i ka 15 klube të regjistruara, transmeton koha.net

Klubet e fundit të pranuara në këtë federatë janë Elita e Leposaviqit dhe AEC nga Prishtina.


Përfaqësuesit e këtyre dy klubeve, Zoran Kostiq e Blerat Ukaj, kanë thënë se janë të kënaqur për pranim në FAK, ndërsa kanë premtuar angazhim maksimal dhe pjesëmarrje në garat që i organizon kjo federatë. 

telegrafi sport app