Federata e Basketbollit e Kosovës për herë të parë organizon kamp përzgjedhës për grup mosha të reja. Kampi përzgjedhës do të fillojë të premten me 19 dhjetor dhe të ftuar për të marre pjesë në këtë kamp janë të gjithë fëmijët e grup moshës 2000/2001. Përzgjedhjen e basketbollistëve në kamp do ta bëjë trajneri i mirënjohur amerikan Chris Dial.

Trajneri Dial është kryetrajner i kampeve shtetërore të grup moshave të reja në Turqi dhe në Rumani. Të gjithë basketbollistët e interesuar për pjesëmarrje në këtë kamp mund të lajmërohen që nga e hëna, më 14 dhjetor në faqen zyrtare të FBK-së, (www.basketbolli.com).


Basketbollistët e përzgjedhur në këtë kamp do të jenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, me të cilët do të punohet në Qendrën për Performancë të Lartë që do të funksionojë që nga viti i ardhshëm.

Projekti për këtë qendër, ku do të punohet me Përfaqësuesen e të rinjve, ka marrë përkrahjen e MKRS-së dhe do të mbledhë në një vend të gjithë basketbollistët e basketbollistet më të talentuar të të gjitha grupmoshave dhe me ta do të punohet me programe të veçanta. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app