LAJMI I FUNDIT:

Faqet e para të gazetave spanjolle pasi CR7 fitoi Topin e Artë, ato katalunase minimizojnë suksesin e yllit të Realit (Foto)

Faqet e para të gazetave spanjolle pasi CR7 fitoi Topin e Artë, ato katalunase minimizojnë suksesin e yllit të Realit (Foto)

Dje (e hënë) Cristiano Ronaldos edhe zyrtarisht mori Topin e Artë.

Së bashku e shortin e Ligës së Kampionëve, ky ishte lajmi më i madh në mediat sportive botërore.


Të gjitha gazetat në faqen e parë shkruanin për suksesin e yllit të Real Madridit, por ato me bazë në qytetin e Barcelonës nuk i dhanë shumë rëndësi.

Mundo Deportivo dhe Sport në faqen e parë e kishin shortin e Ligës së Kampionëve, më saktësisht përballjen PSG-Barcelona dhe një pjesë të vogël në një cep të gazetës ia kushtonin fituesit të Topit të Artë.

Por, kështu nuk vepruan ato madrilene (AS dhe Marca), të cilat ia kushtuan pothuajse gjithë faqen e parë CR7 dhe Topit të Artë. /Telegrafi/