eksperti-banner

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka me miliona fansa anë e mbanë botës.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan çdo ditë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.


Së fundmi, Bebe Rexha ka shpërndarë në InstaStory postimin e një fansi, i cili ka bërë tatuazh emrat e tri këngëtareve të tij të preferuar.

GettyImages 1153593812

Dhe në një prej tyre ishte edhe emri i Bebe Rexhës, e cila duket të jetë ndër tri artistet që fansi preferon më tepër.

I njëjti fans ka shkruar në Instagram se nuk do të ishte këtu ku është po të mos ishte për këto tri këngëtare.

beb 2

Ai po ashtu ka shkruar se do të jetë në koncertin e këngëtares shqiptare më 15 dhjetor.

Rexha ndërkohë duket e lumtur kur ka parë atë se çfarë fansi i saj ka bërë për të. /Telegrafi/

GettyImages 1154650111