LAJMI I FUNDIT:

Familja Mbretërore po e ndjek nga tribuna finalen e Euro 2020 – kamerat kapin momentin e ekzaltimit të princit të vogël George kur Anglia kaloi në epërsi

Familja Mbretërore po e ndjek nga tribuna finalen e Euro 2020 – kamerat kapin momentin e ekzaltimit të princit të vogël George kur Anglia kaloi në epërsi

Princi George edhe një herë vodhi qendrën e vëmendjes ndërsa u bashkua me prindërit e tij, Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit për të brohoritur për ‘Tre Luanët’ në finalen e sotme historike të Euro 2020 në Stadiumin Wembley.

George, shtatë vjeç, hodhi krahët dhe bërtiti me gëzim të pastër ndërsa Luke Shaw i mundësoi Anglinë një epërsi të hershme ndaj Italisë në minutat e hapjes së ndeshjes.


Mbretërori i ri më pas përqafoi nënën e tij Kate, 39 vjeçe, në një moment që kapi ekzaltimin e shfrenuar të miliona njerëzve në të gjithë kombin, shkruan DailyMail.

George, i cili më parë u bashkua me prindërit e tij për ndeshjen Angli-Gjermani, dukej elegant i veshur me një xhaketë, këmishë dhe kravatë me shirita për këtë rast, në një pamje që pasqyroi ansamblin inteligjent të babait të tij.

Kampioni i hershëm i Wimbledon, Marion Bartoli zbuloi se Princi William dëshironte që djali i tij George të vishte një fanellë të Anglisë në ndeshjen e mbrëmjes – por Kate Middleton nuk ishte ‘aq e etur’ sa ta lejonte këtë.

Performancë spektkolare në ceremoninë hapëse të finales së Euro 2020
Lexo po ashtu Performancë spektkolare në ceremoninë hapëse të finales së Euro 2020

Nga ana e saj, Dukesha e Kembrixhit dukej tipike femërore me një xhaketë të bardhë, vathë të kuq – teksa buzëqeshte nga tribunat e Wembleyt.

Ajo bëri një vrapim të shpejtë nëpër Londër për të arritur në Wembley në kohë për finalen, pasi u bashkua me babanë e saj në Wimbledon sot për të parë Novak Djokovic. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori