LAJMI I FUNDIT:

“Faleminderit shqiptarëve nga Shqipëria dhe Dardania”, Besa Kokëdhima i referohet Kosovës me Dardani në falënderimin e saj pas Fest 62

“Faleminderit shqiptarëve nga Shqipëria dhe Dardania”, Besa Kokëdhima i referohet Kosovës me Dardani në falënderimin e saj pas Fest 62

Pas një nate emocionuese në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh, këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima iu drejtua publikut me një postim të ngrohtë në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe votuan për të.

Çmimi i publikut që ajo mori i dhuron asaj të drejtën për t’u bërë përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Eurovision 2024’, një ngjarje që pa dyshim është kulmi i karrierës së saj deri më tani.


Në postimin e saj në Instagram, Besa shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakrahasueshme që mori nga fansat, duke i përmendur ata jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Dardania – duke iu referuar Kosovës me emrin e saj historik dhe duke u siguruar që të përfshijë edhe shqiptarët përtej kufijve shtetërorë në falënderimet e saj.

Foto: Besa Kokëdhima/Instagram

“Faleminderit nga zemra çdo Shqiptari që më ka votuar nga Shqipëria, Dardania, dhe mbështetur emocionalisht/virtualisht nga kudo në botë, ma keni mbushur shpirtin plot me dashuri! Do bëj maksimumin së bashku me skuadrën muzikore Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, RTSh ta përfaqësoj denjësisht SHQIPTARINË në Eurosong. Faleminderit i mrekullueshmi Bojken Lako, artisti i vertetë në skenë e në jetë! Faleminderit e adhurueshmja Fjolla Haxhismajli për realizimin e veshjeve të mia në FIK! Je dashuri”, shkroi ajo.

Momenti kur Besa Kokëdhima rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet në skenë në Festivalin e RTSh-së
Lexo po ashtu Momenti kur Besa Kokëdhima rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet në skenë në Festivalin e RTSh-së

Në fjalët e saj ndihet emocioni dhe këmbëngulja për të dhënë më të mirën në përfaqësimin e vendit në një prej skenave muzikore më të mëdha në Evropë.

Foto: Besa Kokëdhima/Instagram

Ky postim lidh Besën jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me shqiptarët në Kosovë dhe mbarë botën, duke krijuar një simbol të bashkimit dhe krenarisë kombëtare para sfidës së madhe që e pret në Eurosong 2024.

Përndryshe fitues i çmimit të parë në Festivalin e Këngës në RTSh, u shpall artisti i ri nga Kosova, Mal Retkoceri, me këngën “Çmendur”. /Telegrafi/

Foto: Besa Kokëdhima/Instagram

Foto: Besa Kokëdhima/Instagram

Foto: Besa Kokëdhima/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori