LAJMI I FUNDIT:

Fabregas jep mendimin e tij se kush mund ta zë vendin e Messit dhe Ronaldos pas pensionimit

Fabregas jep mendimin e tij se kush mund ta zë vendin e Messit dhe Ronaldos pas pensionimit
Lionel Messi, Cesc Fabregas, Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë dominuar elitën e futbollit për më shumë se një dekadë, ndërsa tashmë po flitet se kush do t’i pasojë ata pas pensionimit.

Superylli i Juventusit është 35 vjeçar, ndërsa ai i Barcelonës do t’i mbushë 33 vjet në muajin qershor. Kjo do të thotë se nuk kanë mbetur edhe shumë vite për t’i parë ata në maje të futbollit.


Në ndërkohë, ish-bashkëlojtari i argjentinasit, Cesc Fabregas, e ka dhënë opinionin e tij se kush janë pasardhësit e tyre.

Neymar dhe Kylian Mbappe (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Cristiano është 35 vjeçar, kurse Messi do t’i mbushë 33 vjet, ata po plaken. Unë do ta transferoja (Kylian) Mbappen, për rininë e tij, talentin, përkushtimin dhe mentalitetin. Do ta merrja atë për ta pasur në kulmin e karrierës së tij në 10 vitet e ardhshme”.

“Pastaj janë lojtarët, si Neymar ose (Erling) Haaland, me aftësi golashënuese dhe shpejtësi. Mbappe është një lojtar që ma kujton (Thierry) Henryn”, ka deklaruar Fabregas për Cadena Cope. /Telegrafi/