LAJMI I FUNDIT:

Fabregas e këshillon Gavin për të ardhmen

Fabregas e këshillon Gavin për të ardhmen

Ish-mesfushori i Barcelonës, tani i Monacos, Cesc Fabregas i ka kërkuar talentit spanjoll Gavi që të nënshkruajë një kontratë të re më klubin nga Camp Nou.

Mesfushori mbetet në një mosmarrëveshje për kontratën e re me Barçën pasi marrëveshja e tij tani në verë hyn në vitin e fundit.


Liverpool dhe Chelsea janë ndër kërkuesit e mundshëm për 17-vjeçarin dhe Cesc, i cili po largohet nga Monaco e ka këshilluar Gavin për të ardhmen.

Barcelona shumë pranë marrëveshjes për ta blinduar Gavin, kontratë afatgjate me klauzolë të çmendur
Lexo po ashtu Barcelona shumë pranë marrëveshjes për ta blinduar Gavin, kontratë afatgjate me klauzolë të çmendur

“Ai duhet të qëndrojë këtu, te Barcelona”, ka thënë fillimisht Fabregas.

“Ai luajti shumë ndeshje në një moment shumë të vështirë në historinë e klubit dhe në moshën 17-vjeçare tregoi fytyrën e tij – dhe me shumë personalitet”.

“Ai është shumë i mirë, por, sigurisht, është vetëm 17 vjeç dhe mund të përmirësohet shumë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/