LAJMI I FUNDIT:

Etiopia nuk e merr rekordmenin Bekele në Rio

Etiopia nuk e merr rekordmenin Bekele në Rio

Kenenisa Bekele përfundimisht nuk do të marrë pjesë në lojërat olimpike “Rio 2016”, që ndoshta ishte rasti i fundit për të, për të fituar medaljen e artë.

Ai është lënë jashtë listës së ekipit final të Etiopisë, pasi nuk ka arritur kriteret kualifikuese të shtetit si në maratonë ashtu edhe në vrapimin 10 mijë metra. Bekeles, që është rekordmen botëror në pesë mijë e dhjetë mijë metra, i është konfirmuar të hënën mungesa në LO “Rio 2016” nga Federata Atletike e Etiopisë. Lista është shpallur para pak ditësh dhe atleti ishe ankuar në këtë vendim. Por, të hënën ai ka marrë konfirmimin se apeli i tij ka dështuar, shkruan AP.


Federata e Etiopisë ia kishte mohuar Bekeles një vend në maratonë duke thënë se ai nuk ka pasur gara të mjaftueshme gjatë vitit të shkuar. Bekele ka kritikuar ashpër këtë vendim dhe ka tentuar të futej në ekip për garën e 10 mijë metrave, por edhe aty ka dështuar, përcjell Koha Ditore.

Bekele nuk është përfshirë as si zëvendësues në këto dy gara, duke bërë që atleti 34-vjeçar të mendoj për tërheqjen nga garat aktive. Ai ka marrë pjesë në katër Lojëra Olimpike, si dhe pesë herë ka triumfuar në kampionatin botëror.

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori