eksperti ad

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardhë e kaltër, në kuadër të shënimit të festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila e cilësoi këtë veprim si një simbol të miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.


“Biblioteka Kombëtare e Kosovës ndriçoi kupolat e saj ikonike me ngjyrat kuqe, bardhë e kaltër më 4 korrik, duke nderuar 250-vjetorin e pavarësisë amerikane”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada theksoi se ndriçimi i Bibliotekës Kombëtare përfaqëson lidhjen e fortë mes dy vendeve dhe vlerat e përbashkëta.

“Një simbol i bukur i miqësisë së qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe i përkushtimit tonë të përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/