LAJMI I FUNDIT:

Është duke u përgatitur albumi pas vdekjes i Leonard Cohen

Është duke u përgatitur albumi pas vdekjes i Leonard Cohen

Në bazë të informacioneve që mediat i kanë marrë nga djali i Leonard Cohenit, Adam, është duke u përgatitur një album i ri i këngëtarit të ndjerë.

Në një intervistë për QC CB, Adam Cohen ka thënë se është fjala për një koleksion të papërfunduar të këngëve të babait të tij.


Adam, i cili ka qenë producent i albumit të fundit të babait të tij, “You Want It Darker”, ka thënë se pret që albumi të publikohet në vitin e ardhshëm.

“E kam pasur për obligim që t’i përfundoj edhe disa këngë, të cilat babai dhe unë i patëm filluar bashkë në albumin e fundit, ashtu që zëri i tij është akoma gjallë”, ka thënë djali i këngëtarit.

Lajmet për Leonard Cohen
Lexo po ashtu Lajmet për Leonard Cohen

“Besoj se ekzistojnë disa këngë shumë të bukura të Leonard Cohenit, të cilat nuk i ka dëgjuar askush më parë dhe të cilat do të dalin në një moment të caktuar”, ka thënë ai.

Sipas Adam, për dallim nga këngët e albumit “You Want It Darker” që kanë qenë të errëta, toni i materialit të ri do të ngjajë me këngët e vjetra të Cohenit, i cili është karakterizuar për zërin e tij romantik.g

Leonard Cohen pos që ka qenë i njohur si muzikant, ai është marrë edhe me shkrime. Nga 2 tetori del në shitje libri i tij me poezi që përbëhet nga tekstet e këngëve të papublikuara dhe në të ndodhen edhe dorëshkrimet nga fletoret e tij.

Këngëtari ndërroi jetë më 7 nëntor të vitit 2016 në moshë 82 vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori