LAJMI I FUNDIT:

Eriksen mund të largohet nga Interi, Dortmundi bën ofertë për mesfushorin danez

Eriksen mund të largohet nga Interi, Dortmundi bën ofertë për mesfushorin danez

Christian Eriksen mund të largohet nga Interi vetëm pas nëntë muajsh qëndrim në Serie A.

Mesfushori danez u transferua me shumë bujë te zikaltërtit, por pa arritur të ambientohet mirë me futbollin italian.

Trajneri Antonio Conte nuk është se e pëlqen shumë lojtarin dhe nëse vije oferta e duhur Interi mund të vendos ta shes atë.

Leicester City dhe Monaco janë skuadrat që janë interesuar për të, por Eriksen nuk ka pranuar transferimin tek këto dy ekipe.

Së fundmi në skenë ka dal Borussia Dortmund që po synon transferimin e danezit për ta përforcuar mesfushën.

Në Itali kanë raportuar se Eriksen është tunduar nga oferta e klubit verdhezi dhe po mendon transferimin tek gjiganti gjerman.

Nga ana tjetër Inter është në pritje të një oferte të majme për ta lejuar largimin e ish-anëtarit te Ajaxit dhe Tottenham.

Gjithnjë sipas medieve në Gjermani dhe Itali, Dortmundi ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurove për lojtarin dhe janë në pritje të përgjigjes nga Interi.

28-vjeçari Eriksen vlerësohet rreth 60 milionë euro dhe duket vështirë që Interi të pranojë ofertën e Dortmundit.

Gjithsesi lojtari mund të pranojë largimin nga Neroazzurët dhe Dortmundi mund të rris edhe pak ofertën për ta bërë të vetin danezin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori