LAJMI I FUNDIT:

Erik ten Hag flet për Ronaldon dhe De Jongun

Erik ten Hag flet për Ronaldon dhe De Jongun

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag nuk ka ngurruar të përgjigjet në pyetjet rreth sulmuesit Cristiano Ronaldo dhe mesfushorit Frenkie de Jong.

Djajtë e Kuq janë duke shijuar një verë jo edhe aq pozitive, pasi nuk kanë arritur t’i transferojnë objektivat e tyre, ku njëri nga ta është holandezi i Barcelonës, De Jong.


Përveç kësaj, ylli kryesor i skuadrës, portugez Ronaldo ka kërkuar largimin dhe pas kësaj ka munguar në turneun parasezonal të skuadrës në Tajlandë dhe Australi.

“Për herë të parë në jetën tuaj, mendoni për klubin dhe ekipin”, Cristiano Ronaldo kritikohet ashpër pas kërkesës për largim
Lexo po ashtu “Për herë të parë në jetën tuaj, mendoni për klubin dhe ekipin”, Cristiano Ronaldo kritikohet ashpër pas kërkesës për largim

Për të ardhmen e Ronaldos, por edhe për situatën e De Jongut ka folur vet trajneri i Unitedit, Ten Hag.

“Jam shumë i lumtur me Cristiano Ronaldon. Ne kemi një sulmues të madh. Ai është këtu me ne dhe është në skuadër”, ka thënë fillimisht holandezi.

Cristiano Ronaldo do ta nisë nga banka rezervë sezonin e ri të Ligës Premier me Man Utd
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo do ta nisë nga banka rezervë sezonin e ri të Ligës Premier me Man Utd

“Duam Frenkie de Jong? Nuk e dija!”, thotë fillimisht duke buzëqeshur.

“Bëhet fjalë për lojtarët e duhur, por nuk do të bëj komente. Kur të ketë lajme, do ta dini”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/