Këngëtarja e popullarizuar, Era Istrefi, vazhdon të jetë njëra nga femrat më të dashura për publikun.

E njëjta tash e disa ditë është duke i shijuar pushimet në Mykonos, ndërsa nuk ngurron të shfaqet joshëse në imazhet që publikon.

Biondja së fundmi ka publikuar një fotografi, gjersa shfaq linjat trupore para pasqyrës.

Era Istrefi/Foto: Instagram

Era, e cila tashmë njihet për sukseset e saj në botë, po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Këtë vit 25-vjeçarja solli disa projekte të shumë pëlqyera, fillimisht me motrën e saj, Norën me “Nuk e di”, e më pas me reperin e njohur rus Algie, “Was dy Liebe nennst”.

Ndryshe, këngëtarja Istrefi pas disa ditëve qëndrimi në Kosovë, udhëtoi për në Londër për të vazhduar punën e saj. /Telegrafi/