LAJMI I FUNDIT:

Enrique Iglesias tregon se ka ndërruar jetë njerku i tij, Carlos Falco nga coronavirusi

Enrique Iglesias tregon se ka ndërruar jetë njerku i tij, Carlos Falco nga coronavirusi

Familja e Enrique Iglesias, si shumë familje në të gjithë botën, janë prekur nga coronavirusi shkatërrues.

Njerku i tij, Carlos Falco,  vdiq në moshën 83-vjeçare pasi kontraktoi COVID-19.

Këngëtari i “Hero” hapi zemrën e tij ndaj motrës Tamara Falco dhe fansave, të cilët mund të jetonin një përvojë të ngjashme.

Enrique gjithashtu përfshiu një fotografi nga fëmijëria, ku ai shihet pranë nënës së tij, Isabel Preysler dhe Carlos Falco.

“Ne po kalojmë kohë të vështira dhe kjo urgjencë ka prekur shumë njerëz duke përfshirë familjen time”, ka shkruar djali i Julio Iglesias në anglisht dhe spanjisht.

“Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të kujdesemi për veten dhe të dashurit tanë. Dërgoni shumë dashuri dhe forcë”, shtoi Enrique.

Babai i tre fëmijëve e përmbylli mesazhin e tij me shpresën që së shpejti t’i shohë fansat dhe dërgoi një përqafim të madh për të gjithë.

Carlos Falco, njerku i Enrique Iglesias

Në fillim të viteve 1980, kur Enrique ishte rreth pesë vjeç, nëna e tij Isabel Preysler u martua me Carlos Falco.

Enrique jetoi me këtë çift për pesë vitet e ardhshme të jetës së tij, derisa çifti u nda, dhe është e qartë se Carlos pati një ndikim të madh në jetën e këngëtarit.

Motra e Enrique Iglesias me babain e saj

Motra e tij, Tamara gjithashtu mori rrjetin social, Instagram për të falënderuar të gjithë për mbështetjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori