LAJMI I FUNDIT:

Empoli e prezanton zyrtarisht Etrit Berishën

Empoli e prezanton zyrtarisht Etrit Berishën

Empoli ka bërë të ditur se e kanë transferuar edhe zyrtarisht Etrit Berishën.

Përmjes një komunikate, klubi italian njoftoi se portieri nga Prishtina ka nënshkruar kontratë


“Klubi i Futbollit Empoli njofton se ka arritur marrëveshje me Torino Football Club për blerjen përfundimtare të shërbimeve sportive të futbollistit Etrit Berisha”, thuhet në njoftimin e tyre.

Etrit Berisha bëhet me skuadër të re, mbetet në Serie A
Lexo po ashtu Etrit Berisha bëhet me skuadër të re, mbetet në Serie A

Portieri shqiptar u largua nga Torino pas dy viteve qëndrim, edhe pse sezoni i fundit nuk ishte më i miri.

34-vjeçari është transferuar te Empoli, ku do të gjejë edhe dy futbollistë të tjerë kuqezi si Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi.

Lëndimi i rëndë i portierit të Empolit, Caprile, që do të qëndrojë larg fushave për disa muaj, ka detyruar presidentin e toskanëve që të hyjë në tregun e transferimeve dhe të afrojë Berishën në klub.

Palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë një vjeçare, me Berishën që do të kryejë sot testet mjekësore dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Zanetti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Serie A
Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori