LAJMI I FUNDIT:

Emina Cunmulaj feston përvjetorin e martesës, kujton disa momente të martesës (Foto)

Emina Cunmulaj feston përvjetorin e martesës, kujton disa momente të martesës (Foto)

Dy vite më parë, bukuroshja shqiptare, Emina Çunmulaj, u martua me biznesmenin iraniano-amerikan, Sam Nazarian.

Dhe këto ditë, modelja është duke festuar me bashkëshortin, ndërsa për fansat e saj në rrjetet sociale, i ka rikujtuar disa momente nga martesa.


Urime përvjetori! (Instagram)

“Para dy vitesh ishim duke kënduar dhe vallëzuar me ‘Gypsy Kings’… Kujtime të mrekullueshme me dikë që më bën të ndihem si mbretëreshë çdo ditë”, ka shkruar në përshkrimin e njërës prej fotografive.

Emina i thur lavde bashkëshortit (Instagram)

“Gjithmonë do të ec krah teje”, shkruan në përshkrimin e një fotografie tjetër.

Emina Çunmulaj i kthehet modelimit, sjell poza në vaskë (Foto)
Lexo po ashtu Emina Çunmulaj i kthehet modelimit, sjell poza në vaskë (Foto)

Emina dhe Nazarian janë prindër të një vajze. /Telegrafi/

Duke vallëzuar nën ritmet e Gipsy Kings (Instagram)