LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk thotë se nuk ishte i përfshirë në rikthimin e Kanye Westit në Twitter

Elon Musk thotë se nuk ishte i përfshirë në rikthimin e Kanye Westit në Twitter

Pronari i Twitter-it, Elon Musk tha të premten (28 tetor) se ai nuk kishte dorë në rikthimin e llogarisë së reperit Kanye West, e cila u pezullua nga faqja në fillim të këtij muaji për postimin e komenteve antisemitike.

Miliarderi tha se Twitter kishte rikthyer llogarinë e reperit, tani i njohur si Ye, përpara përfundimit të blerjes së platformës së mediave sociale prej 44 miliardë dollarësh të enjten (27 tetor).


“Ata nuk më konsultuan dhe nuk më informuan”, tha Musk në një postim në Twitter.

Foto: Reuters

Ye, i cili ka mbi 30 milionë ndjekës në Twitter, ka krijuar polemika në muajt e fundit duke i dhënë fund publikisht marrëveshje të mëdha me korporata dhe duke bërë shpërthime në mediat sociale kundër personazheve të tjerë të famshëm.

“Mirë se erdhe përsëri në Twitter, miku im!”, kishte shkruar Musk më tetë tetor, kur Ye postoi në platformë për herë të parë në dy vjet pasi llogaria e tij në Instagram u kufizua për arsye të postimeve antisemite.

Foto: Getty Images

Twitter më vonë bllokoi llogarinë e tij dhe hoqi një nga postimet e tij.

Musk mori pronësinë e Twitter, duke shkarkuar drejtuesit kryesorë, por duke dhënë pak qartësi se si do të arrijë ambiciet që ai ka përshkruar për platformën me ndikim të mediave sociale.

Megjithatë, Musk tha të premten se Twitter do të formojë një këshill për moderimin e përmbajtjes me “pikëpamje shumë të ndryshme”.

“Asnjë vendim i madh për përmbajtjen ose rivendosje të llogarisë nuk do të ndodhë përpara se të mblidhet ai këshill”, shtoi ai.

Më herët në tetor, Ye ra dakord në parim për të blerë Parler, platformën e mediave sociale e njohur në mesin e konservatorëve amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori