LAJMI I FUNDIT:

Elita Rudi tregon se si ia ka vënë flakën shtëpisë kur ka qenë e vogël

Elita Rudi tregon se si ia ka vënë flakën shtëpisë kur ka qenë e vogël

Moderatorja e njohur Elita Rudi mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” prej ku ka rrëfyer përpara fëmijëve të panelit se kur ka qenë e vogël i ka vënë flakën shtëpisë, ose më saktë, dhomës së saj.

Gjithçka ka nisur nga një tekë e Elitës! Ajo nuk pëlqente një arush të sajin dhe nga padija e një fëmije i ka vënë flakën dhe më pas e ka futur në dollap.


“Unë nuk e dija që e dogja të gjithë dhomën. Gjithçka nisi nga një arush që unë nuk e pëlqeja më. Vendosa që t’i vë flakën dhe pastaj e futa në dollap. Mami nëpër shtëpi ndiente një erë të djegur, por nuk ma mori mendja se ishte arushi. Sapo hyri babi pastaj në shtëpi, edhe ai tha ‘diçka po vjen erë e djegur’. Aty shpërtheu flaka dhe iku dhoma ime”, tha Elita.

Në njëfarë mënyrë rrëfimi i saj ishte edhe një mesazh sensibilizimi për të gjithë fëmijët, që pavarësisht tekave që kanë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.

Rikujtojmë që Elita së bashku me partnerin e saj Gjiko janë bërë prindër për herë të parë në muajin shkurt dhe vogëlushin e tyre kanë vendosur ta quajnë Zëri.

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori