Eksperti zbulon shortin ‘e mundshëm’ të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Shorti i parashikuar për fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve ka dalë përpara javës së fundit të ndeshjes.
Këtë sezon, gara më e madhe në Evropë për klube iu nënshtrua një rinovimi të madh pasi faza tradicionale e grupeve është ndryshuar në një fazë të madhe të ligës.
Në vend që të luajnë dy herë kundër tri skuadrave në shtëpi dhe jashtë, klubet tani luajnë tetë ndeshje kundër kundërshtarëve të ndryshëm, katër në shtëpi dhe katër si mysafir.
Skuadrat që përfundojnë në tetëshen e parë do të kualifikohen automatikisht në 16-shen e fundit, me skuadrat që përfundojnë në pozicionet 9-24 që duhet të luajnë një play-off me dy ndeshje për të vendosur fatin e tyre.
Me vetëm një javë ndeshje të mbetur, tabela e ligës ka nisur të marrë formë.
Për shembull, liderëve të Ligës Premier, Liverpoolit i garantohet një përfundim në top-dy pasi i fitoi të shtatë ndeshjet e tyre deri më tani. Megjithatë, Manchester City duhet të fitojë kundër Club Brugge javën e ardhshme për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për play-off.
Deri më tani, nëntë skuadra tashmë janë eliminuar nga gara, Slovan Bratislava, Young Boys, RB Salzburg, Sturm Graz, Crvena Zvezda, Girona, RB Leipzig, Sparta Praga dhe Bologna.
Përpara ndeshjeve të xhiros së fundit, në rrjetet sociale ka dalë shorti i parashikuar për fazën e 16-të.
Sipas këtij shorti, Liverpooli dhe Barcelona janë parashikuar të përballen me Monaco, Celtic, Feyenoord ose Brest.
Arsenali dhe Interi mund të jenë në një short të tmerrshëm, me ekipe si Real Madrid, Juventus, Sporting Lisbona dhe Paris Saint Germain si kundërshtarë të mundshëm.
City, fati i të cilit varet në xhiron e fundit, mund të përballet me PSV Eindhoven në play-off para se të përballet me Atletico Madridin ose Milanin.
Skuadra tjetër angleze, Aston Villa, mund të përballet me Club Brugge, Stuttgart, Atalanta ose Bayern Munich.
Natyrisht, duhet thënë se gjithçka mund të ndodhë në futboll dhe se shorti i parashikuar është vetëm një parashikim.
Ndërkohë, të dhënat kanë zbuluar se kampioni në fuqi Madridi është kundërshtari ‘më i mundshëm’ i Arsenalit në fazën e 16-të.
Liga e Kampionëve do të rikthehet javën e ardhshme me ndeshjet që do të luhen të martën dhe të mërkurën. /Telegrafi/
🙂 Good news for Liverpool/Barcelona:
❌ They are not projected anymore to face Real Madrid or Man City in the Round of 16.
🙁 Bad news for Arsenal/Inter:
✅ They are now projected to face one of these four in the Round of 16:
🇪🇸 Real Madrid
🇮🇹 Juventus
🇵🇹 Sporting CP
🇫🇷 PSG pic.twitter.com/NTPybKZ750— Football Rankings (@FootRankings) January 23, 2025
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri